Max Holloway përfundon në spital
July 6, 2018
0 comments
Share

Max Holloway përfundon në spital

Max Holloway, kampioni i botës në peshën “featherweight” (pesha pupël), është tërhequr nga eventi i UFC-226 që do të zhvillohet më 7 korrik në Las Vegas. Në këtë event ai do të mbronte titullin në përballjen ndaj Brian Ortega, por kjo sdidë është anulluar. Ai është shtruar në spital për disa kontrolle rutinë pas një problem shëndetësor, por gjendja është përkeqësuar edhe më shumë, ndaj UFC dhe stafi I saj mjekësor mori vendimin për të mos e lejuar të ngjitet në kafaz.

Menaxheri i sportistit tha: “Ne e vumë re që javën e kaluar se Max nuk ishte në formë. Ndoshta intervistat e shumta dhe daljet e shpeshta në publik sollën këtë situatë, pasi Max dukej i lodhur fizikisht. Por simptomat e lodhjes ishin të shpeshta dhe gjatë një seance stërvitore u rrëzua në tapet”, tha Brian Butler, menaxheri i sportistit haëai-an.

Ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me Ortega, nëse ai do të duelojë më 7 korrik ndaj ndonjë rivali tjetër apo jo. Kjo është hera e dytë këtë vit që Holloway tërhiqet para një dueli për shkaqe mjekësore (sfida e tij e fundit daton në dhjetor të 2017-ës), ndaj UFC mund të organizojë së shpejti një duel për “titullin e përkohshëm”.

👉Nëse dëshironi të jeni afër sporteve luftarake e sidomos të përcillni Trimat shqiptar kudo që paraqiten pëlqejeni faqen  🙏

https://www.facebook.com/ArenaRing1/

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *