Mati vazhdon me fitore në boks profesionist
November 9, 2020
0 comments
Share

Mati vazhdon me fitore në boks profesionist

Boksieri shqiptar Reshat Mati ka shënuar edhe fitoren e tetë në boksin profesionist në po aq meçe. Mati të shtunën mbrëma në Florida e mposhti me nokaut në raundin e dytë boksierin nga Nikaragua, Marcos Mojica.

Për Matin 22-vjeçar, që njihet me nofkën “Ariu Shqiptar”, është fitorja e gjashtë me ndërprerje. Mojica ka pësuar humbjen e gjashtë në boksin profesionist, karshi 17 fitoreve e dy barazimeve.

Mati, që bokson në kategorinë velter, është në kompaninë promovuese Matchroom, ku gjendet edhe Anthony Joshua. Ai vlerësohet si një boksier me të ardhme të madhe.

Në një postim në Facebook pas meçit, Mati, ka falënderuar të gjithë për përkrahjen dhe ka thënë se kurrë nuk do t’i zhgënjejë adhuruesit.

Në meçin kryesor të mbrëmjes në Florida, Devin Haney, mbrojti titullin e botës në versionin WBC në peshën e lehtë, duke e mposhtur me pikë pas 12 raundeve kubanin Yuriorkis Gamboa.

Po ashtu në këtë mbrëmje, ylli kroat i peshës së rëndë, Filip Hrgoviq, e mposhti me nokaut teknik në raundin e pestë amerikanin Rydell Booker. Për Hrgoviqin është fitorja e 12-të në po aq meçe, ndërsa ai ka kërkuar një luftë me Derek Chisoran.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *