Mati për Arena Ring: Do vazhdoj me sukseset
April 26, 2017
0 comments
Share

 Mati për Arena Ring: Do vazhdoj me sukseset

 

Reshat Mati ka dhënë edhe deklaratën e parë të tij ekskluzive për portalin e vetëm për sporte luftarake “Arena Ring”, pas triumfit në turneun e madh të New York-ut, “Daily News – Golden Gloves”.

“Ndihem shumë i lumtur që kam fituar në dorëzën e artë dhe tani unë do të konkurroj në ‘Nationals Golden Gloves’. Jam i përgatitur maksimalisht dhe e di që do ta kem vështirë por do të bëj gjithçka që të vazhdoj me sukseset. Jam mirënjohës prindërve të mi, trajnerët e mi, shokët e skuadrës, si dhe  tifozët që më mbështesin maksimalisht”, tha Mati.

Ndryshe, Ai u bë kampion në kategorinë e lehtë ku në finale mposhti Dashaun Johns. Ndryshe, deri në finale Mati arriti duke mposht tre kundërshtarë.

Mati tani ka siguruar pjesëmarrjen në “Nationals Golden Gloves” ku 50 kampionët e të gjitha shteteve do të mblidhen të garojnë për çmimin e më të mirit për gjithë Amerikën.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *