Marrëveshja, revanshi Joshua-Klitschko më 11 nëntor në Las Vegas
July 26, 2017
0 comments
Share

Marrëveshja, revanshi Joshua-Klitschko më 11 nëntor në Las Vegas

Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i kampionit të botës në peshat e rënda Anthony Joshua ka deklaruar sot se revanshi mes britanikut dhe rivalit ukrainas Wladimir Klitschko mund të zhvillohet më 11 shtator, në Las Vegas. Palët duket se kanë arritur marrëveshjen për t’u përballur sërish në ring pas duelit të 29 prillit, ku Joshua fitoi në Londër ndaj Klitschko me “KO” teknik në raundin e 11-të, në një nga sfidat më të bukura të historisë së boksit. Klitschko kishte në kontratë të drejtën e revanshit, por nuk donte që sfida të zhvillohet sërish në Britaninë e Madhe.

Anthony Joshua ne Las Vegas, ne palestren e Mayweather

Hearn ka thënë se me të në udhëtimin e zhvilluar në Amerikë ka qenë edhe Joshua, që ka firmosur dokumentet e nevojshme për të zhvilluar këtë duel në Las Vegas, ku nuk ka dueluar asnjëherë në karrierën e tij. “Kemi bërë disa takime për të saktësuar vendin ku do ta zhvillojmë sfidën këtu në Las Vegas. 11 nëntori është data ku kemi rënë dakord, por do të na duhen edhe 2-3 javë që të saktësojmë të gjitha detajet. Të gjithë ne mendojmë se Las Vegasi është vendi i përkryer për ta zhvilluar këtë sfidë të dytë. Le të kryqëzojmë gishtat që 11 nëntori të konfirmohet”, tha Hearn.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *