Marrëveshja: Parisi merr Olimpiadën e vitit 2024, ajo e 2028-ës në Los Anxhelos
July 12, 2017
0 comments
Share

Marrëveshja: Parisi merr Olimpiadën e vitit 2024, ajo e 2028-ës në Los Anxhelos

Ashtu sikurse ishte parashikuar, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) po ndërmjetëson që Olimpiada e vitit 2024, të zhvillohet në Paris dhe ajo e vitit 2028 në Los Anxhelos, madje mediat ndërkombëtare shprehen se kjo marrëveshje është arritur. Një zgjedhje kjo për të kënaqur dy qytetet kandidate të mbetura të vetme në garë për të organizuar Olimpiadën e 2024-ës. Në fakt, vendimi zyrtar nuk është marrë ende, ai do të jepet pas dy muajsh (shtator) në mbledhjen e radhës së bordit drejtues të IOC, në Lima të Perusë, por duket se marrëveshja është arritur.

Presidenti francez Macron dhe ai i IOC, Thomas Bach

Komitetet organizatore të Olimpiadës së këtyre dy qyteteve janë takuar sot pasdite në Lozanë të Zvicrës, ku kanë bërë prezantimin final të projekteve të tyre dhe, me këtë rast, IOC është përpjekur të ulë në një tryezë të përbashkët palët dhe të gjejë një zgjidhje optimale për olimpizmin. Të dyja qytetet janë kandidate të forta, me histori në sport dhe organizatore të këtij eventi olimpik edhe më parë. Gjithsesi, në rast se nuk do të ketë një marrëveshje përfundimtare, atëherë në shtator do të kalohet në votimin e zakonshëm, por këtë herë do të votohet vetëm për një Olimpiadë, atë të vitit 2024.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *