Marku premton fitore me nokaut
Sot pritet me interest të madh përballja e shqiptarit Florian Marku me serbin Sladan Dragisic në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Florian Marku do të zhvillojë ndeshjen e 6-shtë, e deri tani ka fituar të gjitha ndeshjen me k.o maksimumi deri në raundin e dytë.
Ndërkohë kundërshtari, ka në total 10 ndeshje nga të cilat 7 humbje dhe 3 fitore, nga të cilat 2 me k.o. Duke pasur parasysh statistikat më i favorizuar është shqiptari i cili deri tani nuk ka regjistruar asnjë humbje. Gjithashtu Floriani ka një fizik më të formuar çka do e ndihmojë në këtë përballje.
Ditën e Ejnte, një ditë para ndeshjes u zhvillua peshimi tradicional mes boksierëve, ku të dy peshonin 67,5 kg.
Në konferencën për shtyp Florian Marku u dukë më i sigurt se kurrë, duke treguar se do e hedh në tokë kundërshtarin me k.o vetëm me grushta pasi përqafimet sjanë për të. Ndërkohë kundërshtari tregon se ka ardhur për fitore në Tiranë.
Në fund trajneri tha se ka besim të plotë tek Floriani, ata nuk përgatisin ndonjë strategji fikse pasi gjithçka do varet nga përballja por që Floriani zoteron çdo stil shumë mirë. E në fund tregoi se ishte shumë i lumtur që Floriani do të ndeshe në vendin e tij Shqipëri.