Marku: Do ta mposhti grekun në Athinë
Luftëtari i ringjeve, Florian Marku ka zyrtarizuar ndeshjen e tij të ardhshme nëpërmjet një pres konference që u zhvillua në Athinë, kurse kundërshtar i tij I ardhshëm do jetë greku Stamatis Bitakos.
Kjo përballje do të zhvillohet në kryeqytetin grek më 10 qershor. Në prononcimin e dhënë për media, Marku tha se aspak nuk frikësohet nga kjo përballje pasi e di se shqiptarët nga e gjithë bota por edhe të tjerët në palestër do ta përkrahin maksimalisht. Andaj edhe pret në fitore të sigurt. (A.R.)