Marashi: Do ta shkatërroj serbin më 9 qershor në Winterthur
June 4, 2018
0 comments
Share

Marashi: Do ta shkatërroj serbin më 9 qershor në Winterthur

Më 9 qershor në Winterthur të Zvicrës do të zhvillohet evinimenti i madh i sporteve luftarake ku ndeshjen e fundit në karrierë do ta ketë Mustaf Kicaj, ndërkohë që para këtij dueli janë parapa edhe shumë përballje tjera interesante. Njëra prej tyre do jetë dueli në mes shqiptarit Manol Marashit dhe Velimir Nesteroviç. Kikboksieri shqiptar për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing” thotë se ndihet shumë mirë dhe pret fitore të sigurt.

“Përgatitjet për këtë eviniment i kam filluar qe 3 muaj dhe të njejtat i kam zhvilluar në Box Club Sissach edhe në  Fitness Progress, ku kam ushtruar nga 6 deri 8 orë në ditë. Sa I përket kundërshtarit unë atë se njoh aspak, mirëpo jam maksimalisht i motivuar dhe mendoj se do ta mposhti me KO”, tha Marashi I cili në karrierën e tij ka 115 lufta si ato zyrtare ashtu edhe ato stret fights.

“Kur isha shumë i ri kam qen luftëtar i rrugëve si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë dhe Zvicër, por jam ndesh edhe në Tailand në moshën 18 vjeç me Qabar Askerov, një luftëtar i cili ka qen i treti në botë dhe ka qen një përballje shumë e mirë”, deklaroi Marashi, me të cilin në ditët e ardhshme do të zhvillojmë një intervistë interesante për  jetën e tij.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *