Maqedonia në evropianin e Mundjes
Reprezentacioni i Maqedonisë në Mundje do të marri pjesë në Kampionatin Evropian në mundje për senior që do të mbahet në Novi Sad të Serbisë nga 2 deri më 7 maj.
Në këtë kampionat do të marrë pjesë mundësi shqiptar Elmedin Sejfullau, ndërsa së bashku me të janë edhe Vladimir Egorovi, Boban Savev dhe Mogamergaxi Nurov. Katër reprezentuesit e Maqedonisë do të jenë nën udhëheqjen e seleksionuesit Lulzim Vrenezi, ndërsa pjesë e ekspeditës do të jetë edhe drejtori sportiv Strasho Gligorov.