Maqedonia me dy boksier në turneun Pavarësia
February 15, 2018
0 comments
Share

Maqedonia me dy boksier në turneun Pavarësia

Boksi është ndër sportet në të cilin rregullisht organizohen turne për përvjetorët e Pavarësisë së Kosovës. Kështu do të ndodhë edhe sivjet, pasi pikërisht më 17 shkurt, në Prishtinë, mbahet turne me boksierë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Këtë të fundit do ta përfaqësojnë dy boksier Lulzim Ismaili dhe Denis Muharemovski kurse do ti udhëhiq trajneri i reprezentacionit, Faton Salihu.

“Ne si Federatë e boksit te Maqedonisë do ta nderojmë ketë turne i cili mbahet për nder te Pavarësisë dhe do te jete jubilare. Dy boksierët që do përfaqësohemi janë mirë të përgatitur ku pres edhe fitore. Ndryshe, janë dy boksier që kanë përvojë në arenën ndërkombëtare, ndërsa Lulzim Ismaili është edhe kandidat potencial qe do te merë pjesë ne kampionat Evropian U-22  dhe kjo ndeshje do jetë si test para kampionatit ku deri atëherë mendojmë që të kemi edhe 3 ndeshje tjera”, tha Salihu për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”. Meçet zhvillohen në Palestrën e Sporteve në Prishtinë dhe fillojnë në orën 12:00.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *