Maqedonia me 7 xhudistë në KB në Bullgari
Këtë vikend në Pazardik të Bullgarisë do të zhvillohet kampionati ballkanik i xhudos për junior. Në këtë eviniment Maqedoninë do ta përfaqësojnë shtatë garues: Berna Sherifovska (57kg), Amra Fejzullahu (63kg), Artan Rushiti (73kg), Anastasia Kacaniklik (66kg), Borce Angelov, Marko Panovski dhe Nikola Stanoev.
Paraqitja e Bernës ishte e dyshimtë deri në momentin e fundit pas dëmtimit të dorës që pati dhe e njejta nuk është 100 % e përgatitur për të dhënë maksimumin, nga ana tjëtër, Amra dhe Artani shprehen se janë të përgatitur maksimalisht por edhe të motivuar në maksimum. “ArenaRing” do ju njoftoj në vazhdimësi edhe për rezultatet e tyre.