Maqedonia me 3 garues në KE, Edi Sherifovski shprehet optimist
June 27, 2017
0 comments
Share

Maqedonia me 3 garues në KE, Edi Sherifovski shprehet optimist

Në Kaunas të Lituanisë nga 30 qershori do të filloj kampionati evropian për kadet. Kurse pjesë e Maqedonisë do të jenë tre garues Arbresha Rexhepi (48kg), Hamza Jashari (66kg) dhe Edi Sherifovski (73kg).

Ky i fundit për portalin ArenaRing u shpreh shumë i kënaqur me fazën përgatitje, duke thënë se është maksimalisht i përgatitur. “Jam në formë të shkëlqyer pasi kam punuar intensivisht për këtë kampionat evropian. Pra me një fjalë jam i gatshëm të fitoj çdo kundërshtar timin dhe jetoj për të arritur sukses ku do të mburreshin të gjithë”, tha Edi Sherifovski. Ndryshe, garuesit e Maqedonisë do ti udhëhiq Goran Mickovski.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *