Maqedonia e veriut me 2 boksier ne kampionatin boteror ne Serbi
Nga nesër fillon Kampionati boteror ne boks qe sivjet zhvilohet ne Beograd te Serbisë dhe e njejta do te perundoj me 9 nëntor. Do te garojne 650 boksierë në 13 kategori nga 105 vende. Për herë të parë në historinë e saj 75-vjeçare, Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA) do t’i shpërblejë medalistët me çmime të holla. Fondi i çmimit është 2.6 milion dollarë. Medalistët e artë do të marrin 100,000 dollarë secili, medalistët e argjendtë 50,000 dollarë secili dhe medalistët e bronzit 25,000 dollarë.
Maqedonia e veriut do të garojë me dy boksierët shqiptar Jasin Lama (-60 kg) dhe Arsim Etemi (-80 kg), të udhëhequr nga trajnerja Ruzdija Kalac. Nenkryetari i Federates Faton Salihu na trego se këta boksier po ndihen mire dhe se pergatitjet e fundit ata i kane zhvilluar ne Beograd, nderkohe qe ai i ka uruar bokserve suksese dhe perfaqesim sa me te mir nga ky kampionat boteror. Cekim se ndër të ftuarit e nderit janë edhe shumë legjenda të boksit, si Mike Tyson, por edhe kampioni aktual i peshave të rënda të WBA, WBO, IBO dhe IBF, Alexander Usik e të tjerë.