Maqedonasi paralajmëron fitore ndaj Sazan Memedit !!!
Më 12 maj në Olten të Zvicrës do të zhvillohet një eveniment i madh i sporteve luftarake ku për titull evropian WKU do të ndeshen Sazan Memedi dhe Aleksandar Dimovski në K1, pesha e rëndë. Maqedonasi po paralajmëron fitore dhe thotë se është shumë i përgatitur. “Jam shumë i përgatitur për këtë ndeshje ku kam zhvilluar edhe shumë sparingje me luftëtar tjerë, ndër ta më ka ndihmuar edhe Urim Saiti. Besoj në fitore për të fituar edhe titullin evropian”, thotë Dimovski.