Manchester United refuzon të hapë dyert e “Old Trafford” për revanshin e shekullit
December 5, 2018
0 comments
Share

Manchester United refuzon të hapë dyert e “Old Trafford” për revanshin e shekullit

Drejtuesit e Manchester United nuk pranojnë që në stadiumin e famshëm të “Old Trafford” të zhvillohet revanshi i peshës së rëndë në boks mes boksierit britanik Tyson Fury dhe atij amerikan Deontay Wilder. Përballja e parë mes këtyre dy boksierëve, zhvilluar më 1 dhjetor në Los Anxhelos, u mbyll në barazim dhe u përfol që revanshi të zhvillohet në Angli vitin tjetër, në Manchester, që është edhe vendlindja e Tyson Fury.

Ne duam që revanshi të zhvillohet në Angli, pranë fansave të mi, në një qytet të madh, në një stadium të madh. Unë dua “Old Trafford”, pasi Manchesteri është shtëpia ime”, tha Fury, duke kërkuar edhe ndihmën e menaxherit të tij Frank Warren, që ta zgjidhë këtë çështje. Revanshi është përfolur se mund të zhvillohet në pranverën e 2019-ës, por duket se pronarët e skuadrës së futbollit nuk pranojnë që të hapin dyert për një duel boksi.

Hera e fundit që një sfidë boksi është zhvilluar në “Old Trafford” ka qenë viti 1993, në duelin mes Chris Eubank dhe Nigel Benn, pasi fokusi i këtij stadiumi ka qenë gjithnjë futbolli. Gjatë verës së kaluar në këtë stadium u zhvilluan vetëm 2 koncerte të mëdha, të Rolling Stones dhe Billy Joel. Zakonisht, duelet e boksit në Manchester zhvillohen në stadiumin “Manchester Arena”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *