Malsor Tafaj rikthehet në ring, duel me Nick Joas
March 29, 2018
0 comments
Share

Malsor Tafaj rikthehet në ring, duel me Nick Joas

Malsor Tafaj djaloshi me prejardhje nga Studenqani i Therandës por me vendbanim në Gjermani, po rikthehet në ring edhe atë në turneun e fuqishëm që do zhvillohet në Gjermani më 7.4.2018, “One Team Fight Night”.

Kikboksieri kosovar për kundërshtar do ketë Nick Joas i cili aspak nuk e frikson Tafaj duke premtuar madje edhe fitore. “Për këtë duel jam përgatit maksimalisht në dy muajt e kaluara me trajnerat e mi.  Ndihem mirë dhe pres fitore javën e ardhshme. Ftoj të gjithë përkrahësit e mi që të paraqiten ne palestër sepse do të më duhet edhe mbështetja. Kurse në fund ju premtoj se së bashku do të festojmë”, deklaroi Malsor Tafaj.  Ndryshe, Tafaj deri më tani ka zhvilluar 17 ndeshje.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *