Malsor Tafaj një luftar interesant i ringjeve në Kikboks dhe MMA
October 27, 2017
0 comments
Share

Malsor Tafaj një luftar interesant i ringjeve në Kikboks dhe MMA

Malsor Tafaj i cili ka lindur në Studenqan të Therandës por me vendbanim në Gjermani, vitin që po e lajmë pas e ka pasur të suksesshëm pasi nga gjashtë ndeshje ka fituar në katër. Takimin e fundit ai e ka pasur në Bratisllavë kundër David Zamenik.

Ndryshe, Malaj në Villingen-Schëenningen jeton qysh nga viti 1992 por me sport ka filluar të miret qysh në vitin 2011. Më herët ai ka luajtur futboll në kategorinë e katërt.

“Kisha shumë dëshirë të merrem me sporte luftarake sidomos për këtë ka ndikuar ish shoku im Mehmet Balik. Trajneri pa kualitetin tim dhe më futi në ring vetëm pas pesë muajve. Por kjo ndeshje për mua ka qen e rëndë ku edhe humba nga një kundërshtar me përvojë, por e njëjta ka ndikuar  shumë që unë të ushtroj edhe më shumë por edhe një motivim plus që të vazhdoj vetëm me suksese në periudhën vijuese”, tregon Tafaj, i cili thotë se ka përkrahje të madhe nga familja e tij.

“Nga familja kam mbështetje të madhe dhe ata më përcjellin kudo që jam dhe kjo më jep vullnet edhe më shumë. Dua të ceki se unë përveç kikboksit që e dua shumë kam edhe ndeshje në MMA, por kam qen i dyti i Evropës edhe në Karate”, deklaroi Malsor Tafaj. Ndryshe, 29 vjeçari ka 17 ndeshje në Kikboks, 2 në MMA dhe karate katër.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *