Malsor Tafaj në Winterthur kërkon titullin zviceran
May 11, 2018
0 comments
Share

Malsor Tafaj në Winterthur kërkon titullin zviceran

Evinimenti i madh i sporteve luftarake që do të zhvillohet më 9 qershor në Winterthur të Zvicrës, ICF do të jetë i pasur edhe me një sportiest shqiptar i cili po bën karrierë në Gjermani.

Bëhet fjalë për kikboksierin me preardhje nga Studenqani I Therandës, Malsor Tafaj i cili në këtë spektakël do të ndeshet me David Pilon, një kundërshtar shumë i fuqishëm dhe e njejta do të jetë për titull zviceran. “Për këtë duel jam duke u përgatit maksimalisht me trajnerat e mi dhe deri në ditën e ndeshjes mendoj se do jem perfekt gati për duel. Ndeshja do të jetë në K1, kurse kundërshtari im është një luftar i njohshëm në  Muay Thai. Por i them atij se ai do të humb këtë ndeshje sepse po futet në lojën time, e K1 është disiplina ime dhe mendoj se do arrij tek triumfi”, tha Tafaj duke shtuar se deri tani ai nuk ka titull në karrierë dhe do ta shfrytëzoj maksimalisht rastin që të arrij qëllimin, andaj edhe fton shqiptarët që ta mbështesin dhe në fund ti gëzohen suksesit së bashku.

Të gjithë ata që dëshirojnë të rezervojnë tiketat mund ta bëjnë atë online në linkun më poshtë:

http://www.ticketcorner.ch/tickets.html?fun=erdetail&affiliate=TCS&doc=erdetaila&erid=2188598

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *