Malsor Tafaj beson në titull dhe hapjen e një shkolle të tij në të ardhmen
November 9, 2017
0 comments
Share

Malsor Tafaj beson në titull dhe hapjen e një shkolle të tij në të ardhmen

Për tu marr me sport asnjëherë nuk është vonë e sidomos në raste kur ke një ëndërr dhe të njëjtën dëshiron ta realizon. Rasti i Malsor Tafaj i cili ka lindur në Studenqan të Therandës por me vendbanim në Gjermani, është interesant pasi ai me kikboks ka filluar në vitin 2011 kur ai kishte 24 vjet kurse si arsye kishte faktin se ai dëshironte një sfidë të re në jetën e tij. Ai deri më tani ka zhvilluar 17 ndeshje ku prej tyre gjashtë i ka pas sivjet ku edhe ka arrit të del fitues në katër prej tyre. Takimin e fundit ai e ka pasur në Bratislavë kundër David Zamenik. Tafak ka edhe dy ndeshje në MMA dhe katër në karate. Ndryshe, Malaj në Villingen-Schwenningen jeton qysh nga viti 1992. Portali për sporte luftarake “ArenaRing” shfrytëzoj rastin të bëj edhe një intervistë me këtë djalosh i cili ka zemër luani kur del në ring.

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët bash këtë sport?

Malsor Tafaj: Me sporti kam filluar të merrem nga mosha 24 vjeçare, sepse gjithnjë kam pas ëndërr të shoh vetën në ring dhe kam dashur të sfidoj vetën

ArenaRing: Në cilin klub u regjistruat dhe kush janë trajnerët e tu ?

Malsor Tafaj: Klubi ku kam filluar karrierën time quhej “Shikon fight club” kurse trajneri im quhet Andreas Beckert.

ArenaRing: Pas sa muajve stërvitje u futët në ring dhe sa ishte e vështirë ndeshja e parë?

Malsor Tafaj: Trajneri e vërejti kualitetin tim që në fillim dhe më bindi që vetëm pas pesë muajve të futem në ring dhe unë me dëshirë pranova. Takimi i parë normal për mu ka qen i mundimshëm sepse nuk kisha shumë përvojë por edhe me shumë dhembje. Bash kjo e fundit më shtoi motivim për të vazhduar më tutje.

ArenaRing: Ndeshja juaj e ardhshme dhe na thuaj sa është e zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?

Malsor Tafaj: Në qytetin ku jetoj gjithsej kemi gjashtë klube, kurse pak më larg ka shumë klube profesionale. Ndeshjen e radhës e kam me 25 nëntor në Nunberg në “VIP Fight Night”. Kështu që përgatitjet e fundit jam duke i bërë për këtë eveniment ku shpresoj edhe të fitoj. Ndërkohë kam edhe një ofertë nga ICF në Ferizaj dhe për këtë jam në bisedime me promotorin Avdyl Salihu dhe organizatorin Musataf Kicaj.

ArenaRing: Çka janë planet e juaja në të ardhmen ?

Malsor Tafaj: Ëndëra ime normal si e çdo sportisti është të arrij sa më larg, kështu që edhe unë dua të fitoj një titull botëror, kurse më pas kam plan të hapi edhe një shkollë timen.

ArenaRing: Sa keni mbështetje nga familja ?

Malsor Tafaj: Familja ime nga fillimi me ka mbështetur në këtë vendim timin. Po ashtu mbesa ime Emily Tafaj – 5 vjeçe ka filluar të merret me po këtë sport.

ArenaRing:Sa keni bashkëpunime me klube tjera por edhe me Kosovën ?

Malsor Tafaj: Përveç, Paolo Balischa nga Bazeli, Jochen Gieb dhe Thorsten Krause qe bëjmë sparringje ende nuk kam bashkëpunime nga Kosova.

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Malsor Tafaj: Ndjenja ime më e mirë është kur arrita të mposht kundërshtarin serb në një eveniment  në Gjermani, kurse ndjenje të keqe ende nuk kam përjetuar dhe shpresoj ashtu të jetë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *