Maloku të shtunën në ring dhe kërkon ndihma për Shqipërinë
November 28, 2019
0 comments
Share

  Maloku të shtunën në ring dhe kërkon ndihma për Shqipërinë

 

Boksieri kosovar që jeton dhe vepron në Gjermani, Kamer Maloku, të shtunën do të zhvilloj ndeshjen e tij të 13 në boksin profesionist, kurse kundërshtari kësaj radhe do të vjen nga Bullgaria.

Maloku për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” thotë se po ndihet shumë i tendosur psiqikisht për shkak tërmetit që ndodhi në Shqipëri mirëpo nga ana tjetër edhe i motivuar pasi do ketë mundësi sado pak ti ndihmoj të prekurit nga tragjedia e madhe.

“Te shtunën do të zhvillohet ndeshja ime e radhës në boksin profesionist, kështu organizatori dhe ne boksierët që do të marrim pjesë në këtë event kemi vendosur që të mbledhim sado pak ndihma për ti mbështetur vëllezërit dhe motrat tona në tragjedinë e tërmetit që ndodhi në Shqipëri. Kështu, lusim të gjithë të na bashkëngjiten në këtë aksion dhe të jemi sa më shumë në palestër”, tha Maloku. Ndryshe, galla do të zhvillohet në Offenbach të Gjermanisë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *