
Maloku, Fazliu e Kallashi të flakët në Bruksel
Evenimenti i madh i boksit profesionist që u zhvillua në fundjave ne Bruksel të Belgjikës ka qen shumë i suksesshëm për boksieret shqiptar Kamer Maloku, Liridon Fazliu dhe Aleksander Kallashi. Ky i fundit i cili është boksier i “ArenaRing Management Promotiron” pati debutimin e ëndrrave duke shënuar triumf me KO vetëm për 40 sekondave ndaj kundërshtarit të tij me shumë përvojë Laszlo Fekete i cili ka rekord 22.17.2.
Nga ana tjetër, me KO përfundoi edhe përballja e Fazliut i cili në raundin e parë ryzoi për toke bullgarin, Slavea Stefanov. Boksieri kosovar nga fillimi tregoi se është shumë i përgatitur andaj edhe kundërshtarit nuk i lejoj asnjë befasi.
Në fund, në peshën “super middle” u paraqit kosovari që jeton dhe vepron në Gjermani, Malloku i cili u ndesh ndaj hungarezit Istvan Kiss, boksier i papërshtatshëm i cili poashtu pati 8 kilogram diference, mirëpo kjo aspak nuk e frikësoj Kamer Malokun dhe u fut ne ring si një trim duke goditur hungarezin vazhdimisht në tre runda ku edhe e detyroi trajnerin e tij që të dorëzoj ndeshjen para kohe. Ndryshe, ky eveniment i madh pati 12 ndeshje në program kurse Matchmaker i mbrëmjes ka qen, Avdyl Salihu.