Maliqi: Jam i gëzuar se e “bombardova” serbin
Gjatë fundjavës në “Keta Fight Nights” me sukses është rikthyer në ring, Adrian Maliqi i cili me plot kuptimin e fjalës e “bombardoi” serbin Darko Knezheviç duke e nokautuar në raundin e dytë. Deri tek ky moment vendimtar, serbi edhe dy herë tjera ishte në nokdaun me çka mund të themi se kosovari dominoi qysh nga minuta e parë në këtë duel.
Për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing”, Adrian Maliqi tha se ndihet shumë i kënaqur me këtë triumf. “Edhe pse kundërshtari im ka qen me përvojë të madhe unë më shumë e desha fitoren dhe ja arrita qëllimin. Poashtu për këtë triumf ka ndikuar edhe përgatitja ime fizike që e kamë bërë me trajnerët e mi Sefedin Braha e Sigmund Thebert, të cilët edhe më treguan si të ndeshem në ring, me çfarë taktike. Falënderoi familjen timë për mbështetjen si dhe publikun i cili ka qen fenomenal”, tha Maliqi.