Malignaggi, partneri i McGregor në stërvitje: E pres në një duel të vërtetë
August 16, 2017
0 comments
Share

Malignaggi, partneri i McGregor në stërvitje: E pres në një duel të vërtetë

Boksieri amerikan Paulie Malignaggi kërkon të vendosë nderin në vend pas videove të fundit të publikuara nga stafi i Conor McGregor, ku duket kampioni irlandez që hedh pa probleme në tapet kampionin amerikan të dorezave. Sipas Malignaggi, që u stërvit me Conor në prag të duelit që ky i fundit ka më 26 gusht ndaj Floyd Mayweather, këto video nuk janë tërësisht të vërteta dhe se ato kanë prishur imazhin e tij. Ndaj ai ka deklaruar se e pret irlandezin në një duel të vërtetë boksi dhe jo në një stërvitje boksi. Ish-kampioni i botës ka thënë se e pret McGregor në një sfidë, që pritet të zhvillohet vitin tjetër, në ditën e Shën Patrikut.

Nga stervitja mes Conor McGregor dhe Paulie Malignaggi

Është folur shumë këto kohët e fundit, është hedhur vrer, ndaj le të mbyllim gojët e liga dhe gjithçka me një duel të vërtetë. Le të përballemi”, u shpreh sot Paulie Malignaggi gjatë një interviste për mediat amerikane. Më tej, boksieri amerikan shtoi: “Le ta shohim se si do të përballet ndaj Mayweather fillimisht. Nëse do të duket si një qen, atëherë asnjeri nuk do të përballet më me atë në ring”, u shpreh Malignaggi, që ka mbetur i zhgënjyer nga trajtimi që i kanë bërë. “Unë doja thjesht ta ndihmoja, të asistoja në stërvitjen dhe përgatitjen e tij. Unë dhashë më të mirën për ta ndihmuar, por nuk mora të njëjtën mirënjohje nga ai”, tha Malignaggi për mediat.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *