Malignaggi: Marrëveshje me McGregor, sfidë boksi në prill të 2018-ës
November 23, 2017
0 comments
Share

Malignaggi: Marrëveshje me McGregor, sfidë boksi në prill të 2018-ës

Boksieri amerikan Paulie Malignaggi beson se në prill të vitit të ardhshëm do të zhvillojë një sfidë boksi me kampionin irlandez të arteve marciale mikse Conor McGregor. Hera e fundit që McGregor ka zhvilluar një sfidë është pikërisht dueli i boksit me Floyd Mayweather, më 26 gusht, kur dhe u mund me “KO teknik”. Në prag të kësaj sfidë, irlandezi zhvilloi stërvitje me Malignaggi, por palët u divorcuan shpejt me sherr e polemika. McGregor dhe stafi i tij publikoi disa foto e video ku boksieri amerikan binte në tapet gjatë stërvitjes, gjë e cila nuk i ka pëlqyer Malignaggi.

Boksieri amerikan Paulie Malignaggi

Steve Bunce, një nga personazhet e njohura të BBC, rrëfen bisedën që ka patur me Paulie, duke thënë se përballja do të zhvillohet në prill. “Malignaggi beson se në prill do të duelojë dhe se do të jetë një sfidë që do të ketë mjaft interes. Por ai nuk do ta bëjë publik këtë lajm deri sa të firmosë marrëveshjen me Conor”, u shpreh gazetari i BBC, që shton se boksieri amerikan është favorit për ta fituar një ndeshje boksi ndaj ikonës së UFC-së. Por problem është rikthimi i irlandezit në kafaz për të mbrojtur peshën e lehtë ndaj Tony Ferguson, ose në të kundërt do t’i hiqet titulli.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *