Majlinda: Unë stërvitem me meshkuj, jo me femra
June 27, 2019
0 comments
Share

Majlinda: Unë stërvitem me meshkuj, jo me femra

Majlinda Kelmendi ka rrëfyer sekretin prapa suksesit të madh të saj në Lojërat Evropiane.

Xhudistja ka zbuluar sot se për suksesin e saj në xhudo ka ndikuar stërvitjet që i bën me meshkuj.

“Unë stërvitem me meshkuj, jo me femra. Unë garoj me djem në stërvitje”, ka thënë Majlinda.

Ajo madje ka zbuluar një detaj kur ishte në rrezik jete për shkak të intenzitetit të lartë të stërvitjes.

“Unë isha tu vrapu me Akilin, derisa dëshiroja që ta kaloja, pasi ai ishte jo më shumë se 2 metra larg meje, për një moment mu ndal fryma, për shkak të intenzitetit të lartë. Ai ka qenë momenti që edhe Toni është frikësu më së shumti”, ka thënë kampionja e Evropës.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *