Majlinda në momentet më të bukura të Olimpiadës (VIDEO)
Federata Evropiane e Xhudos (EJU) në grupin e saj zyrtar në Facebook e ka publikuar një video ku i ka përfshirë momentet më të mira të sportit të xhudos në Olimpiadën e Rios, e në të cilën bën pjesë edhe Majlinda Kelmendi, e cila e fitoi medaljen e artë në Rio 2016.
“Jemi mjaft të lumtur ta publikojmë përmbledhjen e videos së Rio2016. Ishte e vështirë dhe rrugë e gjatë për ta siguruar materialin dhe për ta marrë aprovimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar”, shkruan EJU.
“Mirëpo, ia ka vlejt. Shijojeni këtë video emocionuese të Olimpiadës 2016. Gjitha të mirat për 25 sportistët evropianë që fituan medalje në Rio dhe natyrisht 8 kampionëve tanë olimpikë. Kjo video është një dhuratë nga ne për ju”, vazhdon Federata Evropiane e Xhudos.
Këtë video e ka shpërndarë edhe trajneri i Majlindës, Driton Kuka, i cili sigurisht se mburret me suksesin e arritur në Brazil vitin e kaluar.
“Sakrifica shpaguhet, video me momentet më Emocionuese nga Rio 16 Lojërat Olimpike! Përmbledhje e mirë nga EJU. Kosova si pjesë e fitueseve të medaljeve të arta për Evropën. Vend i vogël, por i fuqishëm”, ka shkruar Kuka në Facebook.