Majinda: Dritoni e din saktë çka edhe qysh duhet me vepru
January 2, 2020
0 comments
Share

Majinda: Dritoni e din saktë çka edhe qysh duhet me vepru

Krenaria e kombit shqiptar, xhudistja Majlinda Kelmendi (-52 kg), është në formën më të mirë dhe me padurim e pret vitin 2020, sidomos sfidat më të mëdha! Cila është befasia apo diçka që e ka bërë nervoz Majlindën?

“Jam shumë krenare për sukseset që i kam arritur këtë vit duke e marr parasysh që jam kthye prej lëndimit dhe e kam fitu medaljen e artë në Lojërat Evropiane dhe të bronztën në Kampionat Botëror. Befasi, e as diçka që më ka bë nervoz nuk ka!”, tha Majlinda.

Krenaria e vendit tonë e ka vëmendjen për Lojërat Olimpike. “Lojërat Olimpike po afrohen dhe në përgjithësi përgatitjet po shkojnë sipas planit dhe forma ime po ngritët dita ditës,kështu qe po besoj shumë që në ditën kur unë të garoj të jem top në të gjitha aspektet dhe duke e marr parasysh që Driton Kukën e kam trajner nuk dyshoj aspak, ai me ka bë një herë Kampione Olimpike, kështu që e din saktë çka edhe qysh duhet me vepru”, ka thënë Majinda.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *