Mahalla: Kastrioti synon tituj edhe në arenën ndërkombëtare
October 31, 2018
0 comments
Share

Mahalla: Kastrioti synon tituj edhe në arenën ndërkombëtare

Klubi i karatesë me traditë 40-vjeçare, Kastrioti nga Ferizaj, ka një numër të madh të rinj e të reja, që po shënojnë rezultate të lakmueshme në turnetë e ndryshëm ndërkombëtar dhe në garat vendore. Klub që pretendon në një të ardhme të afërt të ketë edhe kampionë Ballkani, Evrope dhe të botës. Kryetari i klubit, Halil Mahalla, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se po punohet me përkushtim për të arritur më të mirën në secilën garë.

“Qëllimi ynë është që të arrijmë një ditë të kemi kampion ballkanik, evropian, botëror. Kemi potencial jashtëzakonisht të mirë për me arritur suksese dhe falë punës së madhe që bëjmë si staf, nuk do të mungojnë edhe sukseset në arenën ndërkombëtare. Gjatë këtij viti shënuam rezultat të bujshëm në Kupën e Botës, ku garuesja jonë Deniza Shabani zuri vendin e tretë, u stolis me medalje të bronztë në Umag për kategorinë U-10. Deniza është një talente e madhe, që pritet shumë nga ajo. Ka edhe shumë talente tjera, si Diellza Mahalla, Blina Sadiku, Alma Loku etj.”, thotë Mahalla.

Nuk ishte rrugë e lehtë të riorganizohet klubi pas shumë problemeve si çdo klub në vitet e pas luftës. “Ka qenë vështirë, por u organizuam duke ju falënderuar edhe kryetrajnerit Gani Mahallës, që na dha mundësinë mu angazhuar maksimalisht, për me dhënë kontributin tonë, që na takon me dhënë. Ai është një trajner me një vizion dhe përvojë të hatashme, që ka prodhuar kampionë.

Dhe të gjithë ne e ndihmojmë, nga unë si kryetar klubi, trajnerët Raif Musa, Afrim Krasniqi, Mensur Ahmeti, Burim Bajraktari, po ashtu Fitim Sadiku një kontribuues i madh, që të gjithë e japim maksimumin, për më të mirën e mundshme dhe për rezultate të kënaqshme. Kemi harmoni dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm, një trajner si Ganiun, që din të menaxhojë çdo gjë dhe gjithmonë është i gatshëm për sfida”, tha Mahalla.

KK Kastrioti stërvitet disa herë në javë: “Stërvitjet i kemi tri herë në javë dhe për garat e ndryshme edhe në një sallë private, e cila është e kënaqshme për punë dhe rezultatet nuk mungojnë. Stërvitemi edhe deri pesë herë në javë, me një synim: që të jemi të përgatitur maksimalisht. Synimet e Kastriotit janë që të prekmi rezultate në arenën ballkanike, evropiane e botërore. Besoj e shpresoj se do të kemi tituj, sepse kemi potencial të madh.

Pa punë nuk mundemi me arritur suksese, pa trajner të mirë nuk ka nxënës të mirë dhe Kastrioti i ka të gjitha. Nga ana financiare nuk ka kurrfarë problemi, kompania ‘Fr. Mahalla’ na mbështet vazhdimisht”. KK Kastrioti shpreson se do të shkojnë edhe në një garë ballkanike. “Gjatë këtij vitit kemi shpresa se do marrim pjesë në garat ballkanike.

Nëse marrim pjesë besoj se do të kemi sukses. Një fakt do ta përmendi, me kampionin e Evropës në vitin 2005, Fehmi Mahalla, çdo javë këshillohem. Nga kampion i madh marrim këshilla, që besa na ndihmon edhe financiarisht po ashtu edhe me ide. Ai na dërgon programin dhe ne i bëjmë metodën e punën dhe rezultatet kurrë nuk mungojnë, pa e harruar edhe arkitektin e karatesë në qytetin tonë, trajnerin e madh Fahri Mahalla, që është i pazëvendësueshëm. Jemi një klub me vizion dhe traditë 40-vjeçare”, përfundoi Mahalla.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *