Mahalla jep dorëheqje për një arsye nga kombëtarja e Kosovës
February 12, 2018
0 comments
Share

Mahalla jep dorëheqje për një arsye nga kombëtarja e Kosovës

Kampioni evropian në vitin 2005 në Tenerife të Spanjës, Fehmi Mahalla, nuk është trajner i kombëtares së Kosovës. Ai ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, duke e njoftuar edhe Federatën e Karatesë së Kosovës. Njeriu që dha shumë dhe  pruri rend, rregull, disiplinë e punë profesionale, nuk është në kombëtare, është një humbje e madhe për vetë karatenë tonë. “Njoftoj Federatën e Karatesë së Kosovës dhe të gjithë garuesit, se unë Fehmi Mahalla që nga ky moment nuk do të jem më trajner i kombëtares.

Arsyet janë të ndryshme dhe nuk do të hyja në detaje. Unë personalisht kam lënë familjen dhe biznesin tim anash që të kontribuoj për karatenë e Kosovës, pa kurrfarë kompensimi. Ju falënderoj të gjithëve për besimin që me keni dhënë e po ashtu falënderoj edhe garuesit për bashkëpunim”, shkruan Mahalla.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *