Luzha vazhdon me sukseset në Austri, por Raif Musa reagon
Medalisti evropian dhe Ish kikbokseri i Kastriotit të Ferizajt, Bleron Luzha, nuk ka të ndalur as në Austri ku tani po jeton dhe vepron. Ai në fundjavë ka pasur ndeshjen e radhës ku edhe ka mposhtur kundërshtarin e tij me K.O. në raundin e parë dhe kjo ka gëzuar shumë edhe ish trajnerat e tij në Ferizaj ku njëri prej tyre Raif Musa, madje ka shkruar në fb e tij fjalë miradije por edhe kritike ndaj disa drejtuesve që po ua shohin sherrin.
“Krenar me sukseset e Luanit Bleron Luzha,që po dridh arenat ndërkombëtare në Kickboks. Përndryshe,Bleron Luzha tri vite rresht ka qenë Kampion i Kosovës në Kickboks,dhe vitin e kaluar në Kampionatin Evropian për Junior në Kickboks e kishte rrëmbyer Medaljen e Bronzit,por asnjëherë nuk u përkrah dhe nuk u ftua as për një minutë të vetme nga përgjegjësit për sport,përkundrazi u injoruan rezultatet e tij. Pra ky është realiteti i hidhur,që ne si trajner humbëm një garues të shkëlqyer në të cilin investuam 4 vite të tëra,dhe në fund mbron ngjyrat e Austrisë si garues i gatshëm,për shkak se politikanët tanë vrapojnë vetëm pas interesit të tyre personal dhe injorojnë dhe nënvlerësojnë punën tonë me të rinjtë!”, thotë Musa, transmeton agjencia për sporte luftarake “ArenaRing”.