“Lura Fight Night” të diëlën në Gjirin e Lalzit
Të dielën të gjitha rrugët të dërgojnë drejt Gjirit të Lalzit në Shqipëri ku do të zhvillohet një spektakël i sporteve luftarake në Kickboxing, K1 e Mouy Thai dhe aktiviteti në fjalë quhet “Lura Fight Night” që prezantohet nga strategët e palodhur Ervis Bici – “Black Eagle Gym” dhe Leli Gega – “Titans Fight Promotion”.
Janë planifikuar të zhvillohen mbi 10 ndeshje interesante me luftëtar që vijnë nga vendi dhe Evropa. Ndeshjet kryesore do jenë përballjet mes Ahmeti nga Kosova me Fetahovic nga Mali i Zi, mandej Kiptia nga Shqipëria me Melisse nga Franca, kurse ndeshje interesante pritet të jetë edhe dueli mes Allajbeu nga Shqipëria dhe Migjen Shala nga Kosova. Poashtu duhet cekur edhe duelet Angjela Aliaj kundër Sara Mahmuti, Ermira Rexhmati ndaj Kandi Hasa si dhe përballja e talenteve Fabio Ndoi kundër Dasant Ahmeti.
Aktiviteti sportiv do të zhvillohet në “LURA 2” dhe e njëjta fillon nga ora 20:00, kurse Ervis Bici dhe Leli Gega ju ftojnë që të jenë në këtë mbrëmje të bukur afër detit pasi ju garantojnë spektakël dhe lufta shumë atraktive.