LULZIM VRENEZI PRANOI ÇMIMIN “8 SHTATORI”
September 9, 2020
0 comments
Share

LULZIM VRENEZI PRANOI ÇMIMIN “8 SHTATORI”

Me rastin e ditës së pavarësisë së vendit, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u shpërndanë çmimet tradicionale “8 shtatori”, me të cilat iu dhanë mirënjohje sportistëve, trajnerëve dhe punëtorëve në fushën e sportit. Çmimi për vepër jetësore dhe kontribut të jashtëzakonshëm në afirmimin dhe promovimin e sportit në planin ndërkombëtar iu nda Lulzim Vrenezit, i cili ka qenë mundës prej shumë vitesh, ndërsa tanimë është trajner dhe seleksionues shumë i suksesshëm.

Lulzim Vrenezi, seleksionues në mundje
“Padyshim se ky është shpërblimi më i madh që kam marrë deri tash në jetën time. Unë vetëm deshta ti falenderoj ata që participohen për këtë çmim, Federatën e Mundjes, Agjencionin për Rini dhe Sport, shoqërinë, sportista, mundësat dhe familjen time”.

Përveç çmimit për vepër jetësore, u ndanë edhe katër çmime të tjera për punonjës sportiv si Sokrat Eftimovski, Besnik Murati, Vanço Jovanovski dhe Gjorgji Vuçkovit. Nga Agjencia për të Rinj dhe Sport paralajmëruan se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të japin përkrahje të gjithë sportistëve punëtorë në vend, të cilët me sukseset e tyre e promovojnë vendin në suaza ndërkombëtare.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *