Lulzim Ismaili, kampion i Europës në WBF
April 19, 2021
0 comments
Share

Lulzim Ismaili, kampion i Europës në WBF

Boksieri tetovar, Lulzim Ismaili është shpallur kampion i Europës në boksin profesionist nga Federata WBF, pasi në spektaklin e boksit të mbajtur këtë fundjavë në Tetovë mposhti kundërshtarin Jasmin Dananoviç nga Bosnja dhe Hercegovina. Ismaili fitoi duelin ndaj boshnjakut, pasi ky i fundit u dorëzua pas raundit të katërt.

Për 23 vjeçarin nga Tetova kjo ishte fitorja e 6-të në po aq ndeshje të zhvilluara në boksin profesionist, ndërsa sa i përket kundërshtarit të tij, Dananoviq regjistron 31 ndeshje në boksin profesionist me 15 fitore dhe 16 humbje, përderisa është shpallur dy herë kampion i Bosnje dhe Hercegovinës. Në spektaklin e boksit të organizuar nga klubi Shkëndija No Limit për herë të katërt këtë vit, pjesëmarrës ishte edhe boksieri i njohur shqiptar Ferit Keta që fitoi Slavisha Simonoviqin me “nok aut” në raundin e dytë. Për Ketën kjo ishte fitorja e 14-t në po aq lufta të zhvilluara deri më tani në karrierën e tij. Përveç këtyre dy dueleve kryesore, në këtë spekaktël të boksit u zhvilluan edhe 6 duele tjera, me çka me fitore dolën boksierët si Trajçe Ilioski, Venhar Haziraj, Dimitro Sherbina, Julet Neziri, Julind Isaku e Andrea Dalipi.

Për shkak të pandemisë me Kovid 19-të, edicioni i sivjetshëm u zhvillua pa praninë e publikut, ndërsa organizatorët e këtij eventi pretendojnë që traditën ta vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *