Luftëtari i MMA refuzon Conor McGregor për të “larë hesapet” me Nate Diaz
May 15, 2019
0 comments
Share

Luftëtari i MMA refuzon Conor McGregor për të “larë hesapet” me Nate Diaz

UFC ka lajmëruar një ndeshje shumë tërheqëse në peshën velter mes ish-kampionit të peshës së lehtë Anthony Pettis dhe Nate Diaz, që do të zhvillohet në UFC 241 në Anaheim të Kalifornisë më 17 gusht.

Është një sfidë që tifozët kanë vite që e presin, pasi historia e dy luftëtarëve dihet. Ata nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin dhe më në fund do të ballafaqohen në kafaz.

Sipas Pettis, Nate nuk ishte kundërshtari i parë që i është ofruar nga presidenti i UFC, Dana White, i cili mesa duket i ka ofruar edhe një sfidë që do të ishte shumë herë më fitimprurëse ndaj Conor McGregor.

“Më janë ofruar disa emra të mëdhenj. Conor McGregor më është ofruar nga Dana, por pastaj doli emri i Nate Diaz dhe unë preferoj më shumë të dytin. Është ndeshja e përsosur.”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *