Nga Lada në Ferrari, këto janë makinat e Khabibit (FOTO)
Luftëtari i MMA Khabib Nurmagomedov nuk është një nga ata sportistë që mburret me makinat e tij të shpejta dhe të shtrenjtë, por njihet si një person që zotëron disa makina të bukura.
Më poshtë keni një listë të makinave që janë përdorur nga kampioni i botës në peshën e lehtë të UFC.
Lada Prioria
Lada Prioria, një makinë kompakte dhe ekonomike, ishte e para e përdorur nga Khabib. Megjithatë, ai e përdori vetëm për një kohë të shkurtër dhe e shiti për të paguar seancat e stërvitjes në MMA, diçka që ia vlejti.
Mercedes Benz W124 300E
Kjo ishte makina e dytë e tij. Khabib njihet si një admirues i kompanisë Mercedes dhe është parë në disa makina të tilla. Fatkeqësisht, një aksident shkatërroi këtë makinë.
Ferrari California
Khabib i ka dhënë Ferrari California-s disa herë. Megjithatë, nuk është e qartë nëse është në pronësi të tij si makinë.
BMW Seria 6
Ai ka blerë dy makina të tilla pasi u bë kampion bote dhe kishte mundësinë financiare për t’i blerë. Ai ka harxhuar shumë për këto, por nuk dihet modeli ekzakt i këtyre BMW-ve.
Mercedes-AMG GT
Një miliarder rus ia ka bërë dhuratë këtë makinë nga një kompani e cila admirohet nga luftëtari rus. Modeli S Class i kompanisë gjermane vjen me një motor V8.