“Lufta s’ka mbaruar”, McGregor kërkon revanshin me Khabib
May 23, 2019
0 comments
Share

“Lufta s’ka mbaruar”, McGregor kërkon revanshin me Khabib

Conor McGregor insiston se lufta e tij me Khabib Nurmagomedov nuk ka mbaruar, por irlandezi pretendon se rivali i tij po vrapon nga frika.

McGregor dhe Khabib janë përfshirë në një ndeshje dramatike gjatë tetorit të vitit 2018 në UFC 229 ku rusi pasi fitoi me submission ka dalë nga kafazi duke shkaktuar trazira në turmë.

McGregor nuk ka luftuar që prej atij momenti dhe duke folur për Tony Robbins, ai ka kërkuar revanshin.

“Në fund të fundit, isha unë ai që dha grushtin e fundit të asaj mbrëmjeje, mu në syrin e vëllait të tij.

Kështu që, megjithëse ndeshja nuk shkoi ashtu siç e kisha parashikuar, lufta shkoi siç e kisha parashikuar.

Lufta nuk ka mbaruar. Nëse kjo ndeshje nuk zhvillohet përsëri, atëherë do të jetë faji i tyre. Ata po vrapojnë nga frika, unë jam gati për ndeshjen, jam gati për revanshin.”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *