Luan Rudaj, djaloshi që po i nokauton tajlandezët, tani fiton titull botëror  
August 9, 2019
0 comments
Share

Luan Rudaj, djaloshi që po i nokauton tajlandezët, tani fiton titull botëror  

Populli shqiptar dal ngadalë duhet të mburret edhe me sportin e Muay Thai-t duke sjell kështu disa kampion në sipërfaqe. Kësaj radhe e paraqesim një djalosh plot zemër dhe shumë luftarak i cili quhet Luan Rudaj,  dhe me prejardhje është nga Malisheva e Kosovës, mirëpo i lindur në Zvicër ku edhe ka filluar njëherit me sportin e karatesë, kurse më pas edhe me Muay Thai.

Ai dje ka arrit një rezultat të shkëlqyer duke fituar titullin botëror “IPCC World Champion”. Rudaj ekskluzivisht për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” e zbulon këtë rezultat dhe thotë se pas 2 muajve ushtrime maksimale në Tajlandë arriti këtë sukses të madh në karrierën e tij.

“Në Phuket u zhvillua  spektakli i madh i vitit ku unë isha në luftën kryesore ku edhe arriti të fitoj titullin. Jam shumë i kënaqur nga ky rezultat sepse ka dy muaj që gjendem në Tajlandë dhe kam dhënë maksimumin në përgatitje që të arrij këtë titull”, tha Rudaj duke shtuar se në Tajlandë ka kontakte të mira, prandaj edhe karrierën e tij e ka zhvilluar në këtë vend.

“Në këtë vend unë kam ardhur për herë të parë në vitin 2013 dhe kam kontakte shumë të mira me klubet dhe trajnerët. Dua të ceki se kam pasur një pauzë, thjesht nuk kam pasur lufta, mirëpo u ktheva në vitin 2018 ku edhe zhvillova 3 ndeshje dhe të gjitha fitore. Përgatitjet kur jam në Zvicër, në përgjithësi i bëj tek Zyber Rudaj, por kam edhe klubin tim “Eagle Muay Thai” në Lucern . Synimi im është që edhe më tej të ndeshem në Tajlandë sepse nga ky vend buron ky sport dhe dua atje të jem më i miri”, tha Luan Rudaj. Ndryshe, cekim se Rudaj gjatë karrierës së tij ka arrit të fitoj edhe titullin internacional “Bangla Stadium Muay Thai Champion”, titulli ma i lart në Phuket.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *