Luan Nrecaj dhe Romesa Krasniqi në KE
June 14, 2018
0 comments
Share

Luan Nrecaj dhe Romesa Krasniqi në KE

Nga sot deri më 18 qershor në Gyor te Hungarisë do mbahet Kampionati Evropian për pionier, ku Kosova do të paraqitet me  dy garues, Luan Nrecaj te cilin do e udhëheq trajneri Sylejam Shala dhe Romesa Krasniqi qe do e udhëheq trajneri Ferrat Ramadani. Kampionatin Evropian për pionier nga afër do e përcjell kryetari i FMK-s Naim Muja i cili do ketë takime me shumë zyrtar te federatave te shteteve pjesëmarrëse ne ketë eveniment.

“Për mua kjo do jetë një gare e rëndësishme ku duhet të kem shumë përkushtim qe te jem medaliste. Edhe pse do jem larg nga shoqëria,vendi e nga familja,nuk e do e kem mbështetjen e tyre ne garë, une do te doja te mos i zhgënjeja të njëjtit te cilet donë  te me shohin me medalje,por edhe pse aty kam mbështetjen e trajnerit prapë un nuk do doja ta zhgënjeja atë duke humbur por dua ta gëzoj e t’ia jap ne duar medaljen. Poashtu falenderoj Federatën e mundjes se Kosovës qe ma mundësoi qe te shkoj ne KE dhe do te doja qe te jem medaliste edhe per Ata. Shpresoj te kem suksese”, tha Romesa Kraniqi.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *