Luan Krasniqi tregon se çfarë i shprehu kancelares Merkel për Kosovën
September 19, 2017
0 comments
Share

Luan Krasniqi tregon se çfarë i shprehu kancelares Merkel për Kosovën

 Ish boksieri i mirënjohur me renome botërore, Luan Krasniqi, ka postuar një foto me kancelaren gjermane,  Angela Merkel. “Dje, pata kënaqësinë të marr pjesë në takimin e ftuar nga Bundeskancelarja gjermane Dr. Angela Merkel, së bashku me personalitete të shquara të jetës politike, kulturore e sportive. U bisedua për tema të rëndësishme dhe në veçanti për çështjet aktuale e zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun e Gjermanisë. Në kohën që Bundeskancelarja më dhuroi, biseduam ngrohtësisht e hapur për disa aspekte aktuale me ç’rast shpreha falënderimin tim personal për mbështetjen që Dr. Merkel dhe Gjermania mike i dhanë Kosovës dhe popullit shqiptar gjatë tërë periudhës së qeverisjes së saj”, shkruan Krasniqi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *