LUAN KRASNIQI LUFTOI GJITHMONË ME ZEMËR PËR SHQIPTARËT
June 3, 2017
0 comments
Share

LUAN KRASNIQI LUFTOI GJITHMONË ME ZEMËR PËR SHQIPTARËT

Luan Krasniqi (i lindur më 10 maj 1971 në Junik) është boksier Shqiptaro-Gjerman i kategorisë së rëndë, i cili për momentin gjendet në pozitën e 308-të të boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave me 279 pikë nga 35 ndeshje, 30 fitore (14 me nokaut), 4 humbje dhe 1 barazim.

Fëmijërinë e kaloi në Junik, ku pastaj si 16 vjeçar ai shkoi te babai i tij në Shtutgart të Gjermanisë, ku kishte emigruar familja e tij. Luani, si njëri nga tetë fëmijët e familjes, arriti me sukses të kryejë shkollën e mesme dhe pastaj filloi të punonte si agjent i kontratave për kursim. Që në moshë të re, ai me një shok shkuan në klubin e boksit të qytetit, ku nga ky moment fillon edhe karriera e tij si boksier, e vetmja humbje e Luan Krasniqit nga shqiptarët është nga Asdren Sahitaj.

Luani është krenar për kontaktin që pati me idhullin e tij Muhammad Ali dhe motoja e tij është vetë thënja e Muhammad Ali-ut: “Ju nuk mund të goditni çfarë nuk mund të shihni”.

Përndryshe Luani është krenar që ka prejardhe nga Kosova dhe për veten e tij thotë se është Kosovar.

Luani ka zhvilluar 35 takime nga të cilët 30 i ka fitore (14 me nokaut), 4 humbje dhe 1 barazim. Nga këto takime ka arritur të fitojë titullin: “Kampion Botëror inter-continental në versionin WBO”.28 maj 2005 Luan Krasniqi mund amerikanin Lance Whitaker.Fitore me Knockout e boksierit Luan Krasniqi në raundin e gjashtë. Me një goditje të fuqishme si çekiç me të djathten mbi kokën e Lance Whitaker, boksieri Luan Krasniqi, që stërvitet nga “Hamburger Universum Boxstall”, siguroi ndeshjen kundra kampionit botëror të WBO në peshat e rënda, amerikanit Lamon Brewster, transmetojn Kampionet shqiptare. 34-vjeçari mundi më datë 28 maj 2005, para rreth 4000 të pranishmëve në sallën e Hanns-Martin-Schleyer në Stuttgart, amerikanin Lance Whitaker me një Knockout në raundin e gjashtë.Për Luan Krasniqin kjo ishte fitorja e 28 pas 30 ndeshjeve profesionale, si dhe e 14-ta me K.o. Whitaker pësoi humbjen e 3-të pas 33 ndeshjeve dhe 29 fitoreve.

29 shtator 2005. Luan Krasniqi vs. Lamon Brewster. Fatekeqesisht Luani humbi luftën në roundin e 9-të edhe pse deri në roundin e 8-të dominoi luftën. Luani ishte shumë aktiv dhe fitonte me pikë. Lamon Brewster tha më vonë, se donte ta dorezonte luftën në roundin e 5-të dhe 6-të sepse nuk i qëndronte dot goditjeve të Luanit, mirëpo fati deshi që ai ta ruan titullin e Kampionit botëror në WBO. Shpresohet që të ketë një luftim rikthyes 14 korrik 2007 Fatkeqësisht Luani përsëri tregoi se nuk është bokser i nivelit të lartë botërorë. Ai deshproi publikun e tij në Hamburg, duke zhvilluar një luftë shumë të dobët. Që do t’i jap fund karrierës së tij, është më shumë se e pritur. Mosha e tij nuk e lejon më atë që të hyn në rend prapa e të luftoj përpara deri tek kampioni. Gjyqëtari u detyrua ta ndërprejë luftimin pasi që Luani nuk mundej ta mbronte veten, atij iu tërhoq vrejtja disa herë më parë, me fjelet “Mbroju!!!”.Në këtë duel Luani fitoi më tepër se 1 milion Euro.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *