Loxha fiton medaljen e bronztë evropiane
September 13, 2019
0 comments
Share

Loxha fiton medaljen e bronztë evropiane

Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë evropiane për juniore, në kampionatin evropian të xhudos.

Ky kampionat që po mbahet në Vantaa të Finlandës.

Loxha në luftën për të bronztën përmes repesazhit, mposhti rusen Vita Maidanik, kategoria -57 kg.

 

Flaka shënoi katër fitore dhe pësoi  një humbje.

Fitores iu është gëzuar edhe trajneri i Kosovës, Driton Kuka, duke iu dhënë merita edhe asistentit të tij Kushtrim Gashi.

“Edhe një medalje nga Kampionati Evropian për xhudon Kosovare! Kësaj radhe për junior U21. Flaka Loxha e bronztë medalja e saj e parë në Kampionate Evropiane! Bravo Flaka performancë e bukur sidomos në luftë për medalje të bronztë ku me Ippon mposhti Rusen Maidanik! Me Ekipin kësaj radhe, asistent Coach Kushtrim Gashi. Na nuk ndalem kurrë … Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *