Lomachenko konfirmohet kampion, rrëmben edhe titullin WBO të Pedraza
December 10, 2018
0 comments
Share

Lomachenko konfirmohet kampion, rrëmben edhe titullin WBO të Pedraza

Boksieri ukrainas Vasyl Lomachenko konfirmohet kampion bote në peshën e lehtë, pas triumfit me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj portorikanit Jose “sniper” Pedraza, duel me 12 raunde që u zhvillua në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut. Lomachenko, përveçse mbrojti titullin WBA Super si dhe atë të Ring Magazine, mori edhe titullin e kategorisë WBO, duke korrur suksesin e tij të 12-të në karrierë, ku ka edhe një humbje.

 

Për Pedraza kjo ishte një humbje e pritshme, e dyta në karrierën e tij edhe pse rezistoi deri në fund, por më shumë vështirësi, pasi ra dy herë “KO” gjatë kësaj sfide. Lomachenko bëri një paraqitje të shkëlqyer në këtë përballje, duke fituar me lehtësi, çka shihet nga pikëzimi i tri gjyqtarëve në favorin e tij: 119-107, 117-109 dhe 117-109. Edhe pse pritej një sfidë më e fortë, Pedraza asnjëherë nuk arriti të rivalizojë, duke e dorëzuar kollaj titullin.

Pedraza reagoi vetëm një herë, në raundin e 10-të, kur vuri për një moment në vështirësi ukrainasin, që reagoi në mënyrë të shkëlqyer një raund më vonë, kur hodhi dy herë portorikanin në tapet. Portorikani përfitoi edhe nga numërimi me vonesë i gjyqtarit, çka i dha mundësi të ngrihte në këmbë dhe mbyllë raundin, por nuk kishte asnjë shans për fitore. Për ukrainasin në të ardhmen pritet një tjetër duel titulli, për të unifikuar titujt e këtij Divizioni.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *