Lomachenko konfirmohet kampion, mposht Rigondeaux në Nju Jork
December 11, 2017
0 comments
Share

Lomachenko konfirmohet kampion, mposht Rigondeaux në Nju Jork

Boksieri ukrainas Vasyl Lomachenko ka mbrojtur titullin kampion bote në peshën e super të lehtë, në kategorinë WBO, pas fitores ndaj kubanezit Guillermo Rigondeaux, që u tërhoq nga sfida në raundin e gjashtë. Përballja mes tyre u zhvillua në “Madison Square Garden” të Njui Jorkut, një duel spektakolar i dominuar dhe fituar me meritë nga Lomachenko, që korri suksesin e 10-të në karrierë (ka edhe një humbje). Ukrainasi është edhe fitues i dy medaljeve të arta olimpike në karrierën e tij në këtë peshë (Pekin dhe Londër), por tashmë ka nisur me sukses një karrierë te profesionistët.

Lomachenko ne duelin ndaj kubanezit Guillermo Rigondeaux

Për 29-vjeçarin ukrainas kjo ishte një paraqitje e shkëlqyer në ring, duke detyruar rivalin kudanez të pësojë disfatën e parë në karrierë edhe pse 37 vjeç. Rigondeaux ishte gjithnjë në ëvshtirësi në ring gjatë këtij duel, duke kapur për beli rivalin dhe detyruar gjyqtarin ta ndërpresë disa herë ndeshje. Në raundin e dytë, kubanezi pati probleme në dorë dhe kjo nuk e lejoi të bëntë një sfidë të mirë, ndërsa Lomachenko dueloi gjatë gjithë kohës me të njëjrin ritëm dhe e meritoi fitoren. “Një fitore e rëndësishme edhe pse rivali nuk ishte aq i fortë sa e prisja”, tha Lomachenko.

Boksieri ukrainas Vasyl Lomachenko

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *