Lomachenko e Bedraza sfidë për unifikimin e titujve kampionë
September 19, 2018
0 comments
Share

Lomachenko e Bedraza sfidë për unifikimin e titujve kampionë

 Boksieri ukrainas Vasyl Lomachenko do të duelojë ndaj portorikanit Jose Bedraza për titullin kampion bote në peshën e lehtë, një përballje që do të zhvillohet më 8 dhjetor në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut. Lomachenko, 11 fitore e një humbje dhe që mban titullin e kategorisë WBA do të ketë një sfidë të vështirë ndaj një tjetër kampionit bote. Bedraza, 25 fitore e 1 humbje në ring, mban titullin e kategorisë WBO, ndaj kjo sfidë do të sjellë unifikimin e titujve kampionë.

Fillimisht ishte planifikuar që dueli të zhvillohej më 1 dhjetor, por organizatorët vendosën ta shtyjnë atë me një javë. Dy boksierë të fortë dhe që pritet të zhvillojnë një përballje të bukur me 12 raunde në ring. Promotori Bob Arum që ka organizuar këtë event tha: “Lomachenko konsiderohet favorit, por Bedraza ka mundësinë që t’i japë ukrainasit një leksion të mirë, pasi mund t’i shkaktojë atij shumë telashe në ring. Ka për të qenë një duel i madh”.

Vasyl Lomachenko, 30 vjeç, është i njohur edhe për faktin se ai është fitues i medaljeve të arta olimpike në “Pekin 2008” (pesha pupël) dhe Londër 2012” (pesha e lehtë) para se të niste karrierën si boksier profesionist. Ndërsa Bedraza, 29 vjeç, është një boksier me përvojë në arenën ndërkombëtare, që e mbron për të dytën herë titullin kampion bote.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *