
Liridon Fazliu ndeshje me serbin, kurse me pas lufton për titull
Liridon Fazliu të shtunen në Belgjike do të zhvilloj ndeshjen e tij të tetë në boksin profesionist kurse kundërshtar i tij kësaj radhe do jetë një sërb nga Bosnja, Stefan Markovic i cili ka përvoje ndërkombëtare. Për këtë përballje boksieri kosovar beson shumë se do ta përfundoj me fitore, ndërkohe që ka ftuar fansat e tij që ta mbështesin maksimalisht në synimet e tija, kurse ajo do jetë titulli Belg që pritet të ndeshet në fund të këtij viti.
Ku po i zhvillon përgatitjet ?
– Përgatitjet kryesisht i kam zhvilluar ne qytetin tim Oostende dhe ato kane qen te kombinuara me përgatitje fitnesi, psiqike dhe shume sparingje. Kam pasur 2-3 sparing partner por trajneri kohe pas kohe me ka siguruar edhe sparingje tjera, nga klubet përreth. E gjithe kjo që unë te nderoj pak ritmin e teknikave
Kush është kundërshtari ?
– Kundërshtari im kësaj radhe është serb nga Bosnja. Ai ka 4 vite që paraqitet ne boksin profesionist dhe shumicën e ndeshjeve i ka jashtë vendit tij
A mendon se do ta kesh vështire ?
– Mendoj se do jetë nje sfide interesante për mua. Kundërshtari im ka mbi 20 ndeshje edhe pse ka humbur shumicën e ndeshjeve është një boksier me shume eksperijenc.
Sa ke mbështetje për ketë ndeshje ?
Si gjithmonë shitjet janë shume te suksesshme dhe pritet ti kem mbi 1000 tifozë qe do me mbështetin
Planet e juaja
Pre momentin jam kampioni Flandrës qe është regjion i Belgjikës ku flitet holandisht. Nëse e përfundoj ketë ndeshje me suksese federata me ka premtuar ndeshje për titullin e Belgjikës me 1/11/2023.