Liridon Fazliu me 20 mars ndeshje në Luksemburg
February 15, 2021
0 comments
Share

Liridon Fazliu me 20 mars ndeshje në Luksemburg

Me 20 mars në Luksemburg do të zhvillohet një aktivitet i madh I boksit profesionist ku janë parapa të zhvillohen 20 ndeshje, ku edhe kësaj radhe në këtë eveniment Matchmaker është caktuar Avdyl Salihu.

Nga boksierat shqiptar në ring do të paraqitet, Liridon Fazliu, i cili do te ketë përballjen e tij të pestë në boksin profesionist kurse kundërshtar i tij është caktuar bullgari Georgi Andonov, ish nën kampion i Evropës për të rinj në kategorinë e të rinjve. Edhe për këtë përballje boksieri kosovar po ndihet maksimalisht i motivuar kurse përgatitjet tani më ka filluar me trajnerin e tij.

“Me boksierin bullgar duheshe të ndeshem para 1 muaji, mirëpo ai rezultaoi me ‘Covid 19’ dhe u desh që të anulojmë ndeshjen. Tani kam rastin e dyte dhe besoj se me një përgatitje maksimale do të mposhti Andonov i cili njihet si një boksier me teknike te mirë dhe me shumë përvojë”, tha Fazliu, i cili beson se do të ketë pas vetës edhe mbështetjen e sponzorave duke i premtuar ata se nuk do ti dëshpëroj sepse sivjet pret edhe një ndeshje për titull.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *