Liridon Fazliu lufton me kampionin e Belgjikës
April 21, 2022
0 comments
Share

Liridon Fazliu lufton me kampionin e Belgjikës

 

Liridon Fazliu djaloshi i pamposhtur ne boksin profesionist me 30 prill do të ketë sprovën më të madhe ne karrierën e tij pasi do të ndeshet me njërin prej bokserave me te mirë të Belgjikës, Stephane Voda i cili njëkohësisht është i rënkuar mirë edhe në rang listën botërore i 123 duke shënuar kështu 9 ndeshje po aq fitore.  Këto fakte të kundërshtarit për bokserin shqiptar nuk janë aspak frikësuese përkundrazi sipas tij kjo është një motiv plus që të tregoj se ai ka kualitet dhe se pret ti merr primatin në Belgjikë.

“Përgatitjet ne përgjithësi i kam zhvilluar ne klub dhe mendoj se jam maksimalisht i përgatitur. E sa i përket kundërshtarit ai është i rankuar miër në botë si dhe është kampion i Belgjikës ku prej 9 ndeshjeve ka shënuar po aq fitore. Unë mendoj se shansit janë 50-50 sepse ai është shume kualitet por edhe ne amatorizëm ka qen i suksesshëm ku prej 65 ndeshjeve ka realizuar  58 fitore”, thotë Liridoni i cili në vazhdim ka shpreh falënderim për të gjithë ata që e mbështesin.

“Falënderoj familjen, miqtë si dhe te gjithë sponsorët qe me kane mbështet dhe besoj se unë do ua kthej me suksese. Pasi te fitoj ketë ndeshje do te futem ne top 100 ne ranglistën botërore dhe me pas do të me hapen dyert për titull te Belgjikës”, tha Liridon Fazliu. Ndryshe, kjo ndeshje do të zhvillohet ne Ingelmunster të Belgjikës.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *