Liridon Fazliu i gatshëm ndaj kroatit Nakiç
Djaloshi me prejardhje nga Vushtrria por që jeton dhe vepron në Belgjikë të dielën do të zhvilloj ndeshjen e tij të dytë në boksin profesionist, kurse kundërshtar i tij do jetë kroati Anto Nakic. Kjo përballje që do të zhvillohet në Bredene pritet të jetë e mbushur nga fansat e shqiptarit andaj ai pret edhe fitore të sigurt, pasi sipas tij do të ketë motivimin maksimal për këtë ndeshje.
Sa i përket kundërshtarit ai thotë se nuk e njeh edhe shumë, mirëpo sipas statistikave kemi të bëjmë me një luftëtar me përvojë.