Limi Tairi nokauton hungarezin
April 11, 2019
0 comments
Share

Limi Tairi nokauton hungarezin

Limi Tairi, djaloshi me prejardhje nga Gostivari i cili jeton dhe vepron në Gjermani më 6 Prill në Wolfsburg ka arrit fitoren e tij të pestë në boksin profesionist duke mposht me KO në raundin e tretë boksierin nga Hungaria, Tamas Kozma. Me paraqitjen e tij të suksesshme është shprehur i kënaqur edhe Tairi i cili falënderoj të gjithë për mbështetjen. “Unë do të doja të falënderoj fansat e mi dhe familjen  që më kanë mbështetur kaq shumë. Isha në gjendje të fitoja ndeshjen në raundin e dytë, por kundërshtari ishte me fat dhe vazhdoj edhe në të tretin ku pas një goditje të rëndë e mposhta përfundimisht. Dua të falënderoi posaçërisht edhe trajnerin tim  Antonino Spatola”, deklaroi për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Limi Tairi.

Nëse dëshironi që gjithnjë të ndiqni lajmet nga sportet luftarake e sidomos nga sportistet shqiptar kudo qw paraqiten, pëlqe faqen

“ArenaRing” në facebook

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *