
Limi Tairi më 6 prill sërish në ring
Limi Tairi, djaloshi me prejardhje nga Gostivari i cili jeton dhe vepron në Gjermani më 6 Prill në Wolfsburg do të zhvilloj ndeshjen e tij të pestë në boksin profesionist kurse kundërshtar do ketë hungarezin e papërshtatshëm, Tamas Kozma.
Tairi për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” thotë se pak e njeh kundërshtarin e tij mirëpo është i sigurt se do ta mposht. “Jam duke zhvilluar ushtrime maksimale vetëm që të jem maksimalisht gati për ndeshjen me hungarezin të cilin pak e njoh por e di se do ta mposht sepse jam në formë të mirë”, tha Tairi, i cili fton të gjithë fansat e tij që ti bashkëngjiten në triumfin e radhës. Cekim se Tairi është një boksier tani më me përvojë në boksin amator sepse ai ka zhvilluar deri tani 120 ndeshje, kurse suksesin e tij kërkon ta vazhdon edhe në profesionalizëm.
Me boks ka filluar qysh në moshën 9 vjeçare dhe ka stërvit në një klub serioz gjerman dhe me trajner profesionalist. Synimi i tij është që një ditë të ngjitet ne majat botërore duke u ndesh për ndonjë titull.